Vrasja në Divjakë, viktima i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni

Kronikë e zezë

Vrasja në Divjakë, viktima i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 09:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë tronditi Divjakën orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Pas një sherri të çastit në fshatin Goricaj, mbeti i vrarë një 42-vjeçar.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me viktimën dhe të shkuarën e tij.

Judmir Stambolliu nën efektin e alkoolit ngacmoi bashkëshorten e Petrit Toromani, pronari i lokalit, i cili punonte bashkë me gruan.

Viktima njihej në zonë si njeri problematik, madje në fillim të vitit 2017 kishte dalë nga burgu i dënuar me 11 vite për prostitucion.

Pronari i lokalit pas konfliktit u ngjit në katin e dytë të godinës mori çiften, tip ‘karabinë’ dhe e kishte zbrazur në drejtim të 42-vjeçarit.

Stambolliu ndërroi jetë rrugës për në spital.

Autori i krimit tashmë është arrestuar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat