Arrestohen katër persona për posedim të marihuanës

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona për posedim të marihuanës

Nga: Bota sot Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 13:16
Ilustrim

Katër persona janë arrestuar nga njësiti policor pasi poseduan marihuanë.

Sipas raportit policor, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec, dje në orët e mbrëmjes, njësiti policor ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-shqiptarë, dy prej tyre të mitur, pasi që të njëjtit kishin tentuar të ikin me veturë patrullës policore.

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substanca të dyshuara narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit është konfiskuar vetura, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat