Policia ndalon një veturë në kryeqytet, ka të arrestuar

Kronikë e zezë

Policia ndalon një veturë në kryeqytet, ka të arrestuar

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 23:40
Pamje nga video

Policia e Kosovës ka kontrolluar një veturë në kryeqytet, me ç’rast ka edhe persona të arrestuar.

Rasti ka ndodhur pak pas orës 17:30 te rrethrrotullimi mes lagjes “Ulpiana” dhe QKUK-së, në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar pamje nga ky operacion.

Në to shihen forcat e Policisë që ende e mbajnë të rrethuar veturën e ndaluar.

Qytetari ka thënë se ka të arrestuar, por nuk ka përmendur ndonjë numër.

Kallxo ka kontaktuar Policinë për të marrë hollësi të këtij rasti edhe është në pritje të përgjigjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat