Aksident me vdekje në Elbasan

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Elbasan

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotme një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Cërrik- Gramsh.

Një automjet tip “Fiat” ka aksidentuar një këmbësore  65-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Shtëpanjë.

Njoftimi i policisë

Besnik ADEMI ELBASAN: Më datë 14.12.2017 në aksin rrugor Cërrik-Gramsh në fshatin Shtëpanjë shtetasi A.Xh., rreth 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin tip "Fiat" me targa AA 461 EN ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësoren shtetasen F.Xh., 65 vjeçe banuese në fshatin Shtëpanjë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat