Euro të falsifikuara, kapen dy persona dhe zbardhet skema e pastrimi - Bota Sot
Euro të falsifikuara, kapen dy persona dhe zbardhet skema e pastrimi

Kronikë e zezë

E martë, 16 tetor 2018

Euro të falsifikuara, kapen dy persona dhe zbardhet skema e pastrimi

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Dy persona, njëri nga Tirana dhe tjetri nga Kruja janë vënë në pranga pasi akuzohet se pastronin para të falsifikuara. Ata dyshohet se bënin pagesa të ndryshme me euro të falsifikuara duke bërë kështu edhe futjen në treg të tyre dhe marrjen e parave të pastra.

Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Euro 2”.

Në pranga janë vënë:

Genci Muja, 37 vjeç, banues në Krujë,

Denis Ibrahimi, 21 vjeç, banues në Fushë Prezë.

Këta dy persona veçmas nga njëri- tjetër, kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara (të prerjeve 50 dhe 100 Euro) në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Genci Muja dyshohet dhe si autor i ngjarjes të ndodhur si më poshtë:

Më datë 25 nëntor 2017, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një pikë karburanti, dyshohet se i ka dhënë si pagesë për furnizimin me karburant një kartëmonedhë 100 euro e dyshuar si e falsifikuar.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për të tjera vepra penale që këta persona dyshohet se mund të ketë kryer në këtë fushë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të të arrestuarve, për akuzat e “Falsifikim i monedhave” dhe “Mashtrimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test