Atentat me armë ndaj dy të rinjve në Durrës

Kronikë e zezë

Atentat me armë ndaj dy të rinjve në Durrës

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:37
Ilustrim

Në një njoftim për mediat, policia e Durrësit ka bërë me dije se është arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e  shtetasit në kërkim:

S. Th. 15 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, më datë 04.10.2017, rreth orës 20:50,  në lagjen Nr.18, Durrës në bashkëpunim me shtetasin Gj. Sh. (shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij) 31 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit J. B., 29 vjeç, banues në Durrës dhe M. P. 23 vjeç,  banues në Durrës.

Për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi M.P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja në rrethane të tjera cilësuese në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat