Arrestohen dy persona në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Ferizaj

Nga: BS Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj janë arrestuar dy person njëri për vjedhje e tjetri për përdorim të armës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  K/Shqiptar pasi që i njëjti, në bashkë veprim me disa persona tjerë, dyshohet se kishte vjedhur derivateve nga  kamioni  pronë  e ankuesit mashkull K/Shqiptar, ndërsa ankuesi pasi i kishte vërejtur ka shtënë me armë zjarrin në ajër. Njësitet policore nga ankuesi-tani i dyshuar është konfiskuar një AK 47 me katër gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari për vjedhje është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari për përdorim të armës pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat