Vlorë, kamerat filmuan autorin që vuri bombën poshtë makinës, 7 merren në pyetje

Kronikë e zezë

Vlorë, kamerat filmuan autorin që vuri bombën poshtë makinës, 7 merren në pyetje

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 07:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtatë persona po merren në pyetje lidhur me eksplozivin e gjetur pranë makinës së 30 vjeçarit Endrit Sadedini mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Ndërkohë autori që vuri rreth 500 gram eksploziv është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Ai i është afruar mjetit në këmbë dhe i pamaskuar dhe ka vendosur qesen me ekspoziv pranë këtij mjeti me targe AA 233 OX por cilësia e dobët po e bën të vështirë identifikimin

Burime nga grupi hetimor që ka marrë në dorë dosjen, bëjnë me dije se qesja e zezë, ku u konstatua lënda shpërthyese që u çaktivizua me shpërthim të kontrolluar rreth orë 23:30 ishte vendosur aty rreth orës 16:45 minuta.

Kater ore bomba 

Por qesja e zezë e eksploziv artizanal dhe e lidhur me një celular si detonator u evidentua   nga 30 vjecari Sadedini vetem në orën  18:55 minuta. Pra për afro dy orë banorët e zonës së Ujit të Ftohtë ku u regjistrua ngjarja kanë ecur pranë një bombe që mund të shpërthente në çdo moment

Alarmi rezultoi i vërtetë dhe zgjati për afro 4 orë, kohë gjatë së cilës policia kishte formuar një perimetër sigurie dhe mbajti larg banorët e zonës

Për ti dhënë zgjidhje u kërkua ndërhyrja e forcave të specializuara xheniere nga Tirana të cilët mbërritën rreth orës 23: 30 kur kryen një shpërthim të kontrolluar.

Ndërkohë policia ka marrë në pyetje Sadedinin, por ky i fundit ka mohuar të ketë konflikte.

Në këtë situatë, burimet thonë se hetimet për ngjarjen janë shtrirë në disa pista dhe për këtë qëllim po kontrollohet e shkuara e 30 vjecarit Sadedini

Kryesoret janë hakmarrja për ngjarje të së shkuarës por edhe vrasja e Ergys Gjioveshaj në prill të këtij viti në lokalin në Pronësi të Sadedinit. Në atë kohë ku i fundit u procedua për mos kallzim krimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat