Gjuajtje me armë ndaj dy personave në Pejë, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë ndaj dy personave në Pejë, një i arrestuar

Nga: Bota sot Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar armë AK-47 me një karikator me nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat