Sekuestrohet një armë në Suharekë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një armë në Suharekë

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 10:08
Ilustrim

Policia e Suharekës ka sekuestruar një pistoletë të llojit “VZOR 70” e prodhimit çekosllovak me nëntë fishekë të kalibrit 7.65mm në ambientet e një kompanie sigurimesh në rrugën “Ajdin Berisha” në Suharekë, njofton Policia.

Sipas njoftimit, arma dhe municioni do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale ndërsa rasti do të procedohet sipas procedurës së rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat