Konfiskohen armë pa leje në Podujevë, shoqërohen në polici 8 persona

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë pa leje në Podujevë, shoqërohen në polici 8 persona

Nga: Bota Sot Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Podujevë ka shoqëruar tetë meshkuj për në stacion policor dhe gjatë kontrollimit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe dhjetë fishekë të kalibrit 7.62mm.

"Të dyshuarit kishin mosmarrëveshje në mes vete. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat