Rrahu vajzën e re në rrugë, familjarët me tjetër version: Ajo i ngriti kurth

Kronikë e zezë

Rrahu vajzën e re në rrugë, familjarët me tjetër version: Ajo i ngriti kurth

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 14:28
Ilustrim

Familjarët e një 41-vjeçari nga Shkodra, i cili ndodhet pas hekurave për vjedhje me dhunë, nga studio e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, pretendojnë pafajësinë e tij.

Gruaja dhe motra e Arben Dodës tregojnë në studio se ai nuk ka lidhje me akuzat që rëndojnë, ndërsa mendojnë se atij i është ngritur një kurth për t’u grabitur.

Bashkëshortja Merita dhe e motra Eglantina thanë se Arbeni është dhunuar fizikisht nga disa djem që kanë qenë me 25-vjeçaren që bëri denoncimin, dhe më pas e kanë grabitur.

“Një ditë më parë kam folur me burrin. Vetëm kur më mori policia që ishte në hekura. Burri punonte në Mal të Zi. Kur folën në telefon më pyeti për fëmijët. Nuk vura re ndonjë siklet tek ai. Në datën 25 nuk e dija që po vinte. Ngjarjen ma tha kunati, se Arbenin e kishte arrestuar policia. Kaq, asgjë më shumë. “Isha në lokal, piva një birrë dhe pagova. Kur erdha pas sahatit, pash një goditje pas koke. Ishin tre persona, tre meshkuj. Ishte dhe një vajzë. Ata morën 110 euro dhe i lanë në xhep celularin”, më ka rrëfyer burri”, tha bashkëshortja e tij.

Ndërkohë, motra e tij tregoi se hetuesit e çështjes thanë se vëllai i saj kishte tentuar ta kafshonte në krah vajzën e re, por ajo e mohoi kategorish këtë akuzë. “Në orën 09:00 të mëngjesit jam nisur drejt Shkodrës, bashkë me një avokat nga Laçi. I kam thënë avokatit që Arbeni s’ka bërë asgjë. Pasi na thanë; Vëllai jot ka tentuar që të grabis me dhunë, një vajze. Kishte tentuar ta kafshonte në krah, por ai as dhëmbët e parë si kishte. Ia kishte thyer. Arbenin e kanë sjell dy punonjës policie nga spitali. Mezi më ngriti dorën, pasi ishte i dërrmuar”, tha motra e Arbenit.

NGJARJA

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në gusht të këtij viti pranë “Sahatit” në lagjen Vasil Shanto rreth orës 19:15 në qytetin e Shkodrës. Policia asokohe për ngjarjen raportoi se babai i dy fëmijëve në gjendje të dehur ka dal nga lokali dhe ka tentuar t’i vjedh aparatin celular një 25-vjeçareje. Po sipas këtyre burimeve, 25-vjeçarja Jasmina Gercari pasi ka parë burrin e dehur, ka nxjerrë celularin për të njoftuar policinë.

Në ato moment ka ndodhur një përleshje fizike në mes 41-vjeçarit dhe vajzës, ndërsa të dy kanë marrë plagë të lehta në trup. Sapo u njoftuan për ngjarjen, në vendin ku ndodhi përleshja kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të dëmtuarit dhe, pasi i është dhënë ndihma e parë, 41-vjeçari u arrestua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat