Vetaksident, vdes një femër

Kronikë e zezë

Vetaksident, vdes një femër

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 11:49
Ilustrim

Një femër ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, si pasojë e një vet aksidenti në fshatin Bernicë të Prishtinës.

Sipas Policisë, i dyshuari duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

“Si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy viktima femra, ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat