Plagoset për vdekje 41-vjeçari nga Sllupçani i Likovës

Kronikë e zezë

Plagoset për vdekje 41-vjeçari nga Sllupçani i Likovës

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 15:22
Ilustrim

Ejup Kasumi, 41-vjeçar nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës ka ndërruar jetë sot rreth orës 12:30, në malet e fshatit Izvor, shkruan gazeta KOHA.

41-vjeçari, sipas raportit të parë të policisë, si dhe dëshmitarëve në vendngjarje, ka mbetur i vrarë pasi një plumb i pushkës së gjuetisë e ka goditur në anën e djathtë të gjoksit.

“Të dhënat e para dhe pozita e armës dhe e trupit tregojnë se tashmë i ndjeri është vetëplagosur. Me gjasë ka rrëshqitur”, thonë policët që po kryejnë hetimin në vendngjarje. Pushka e gjuetisë së të ndjerit shihet të jetë e thyer, me çka dëshmohet se bëhet fjalë për tragjedi.

Ejupi është vëllai i dëshmorit të UÇK-së, Harun Kasumi, ndërsa pas vetes ka ?ënë dy fëmijë të mitur: Harun dhe Shaqir Kasumin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat