Të shtëna me armë në Shijak

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Shijak

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 19:21
Ilustrim

Ka patur të shtëna me armë në qytetin e Shijakut këtë të dielë, teksa një person ka mbetur i plagosur.

Policia raporton se në Pjezë dy persona janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta dhe shtetasi me inicialet A.H ka qëlluar me armë drejt 45 vjeçarit me inicialt A.B, duke e lënë të plagosur.

Informacion paraprak.

Më datë 24.12.2017,  në Pjezë, Shijak,  për motive të   dobëta shtetasi A.H.  ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin A.B. 45 vjeç, banues në Pjezë, Shijak.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për  zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës dhe ushtrojnë kontrolle për kapjen dhe arrestimin e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat