Vidhte shtëpitë, arrestohet hajduti

Kronikë e zezë

Vidhte shtëpitë, arrestohet hajduti

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një 29 vjeçar nga Bushati i Vaut të Dejës është arrestuar pasi akuzohet për vjedhjen e një banese në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.

Policia informoi sot për arrestimin e Drilon Hilës më 24 dhjetor 2017.

"Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me shtetasit L. S. 29 vjeç, banues në lagjen “Perash” Shkodër dhe A. N. 27 vjeç, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. M. 44 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër."

 Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat