Rrahje në grup në Bubavec

Kronikë e zezë

Rrahje në grup në Bubavec

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 10:34
ilustrim

Policia raporton se në fshatin Bubavec të Malishevës pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar janë përleshur ndërmjet vete dhe kanë sulmuar dy viktimat.

Lëndime trupore kanë pësuar të gjithë personat e involvuar në rast. Dy viktimat pas marrjes së ndihmës së parë janë liruar në shtëpi. 

Ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas intervistimit dërgohet në mbajtje. Kurse personi i dytë i dyshuar gjendet nën tretman mjekësor. Nuk dihet motivi i incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat