Futi sende të paligjshme në burg, arrestohet 32-vjeçari

Kronikë e zezë

Futi sende të paligjshme në burg, arrestohet 32-vjeçari

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 13:27
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar të dënuar me 3 vite burg.

Sipas të dhënave të policisë, mësohet se është arrestuar shtetasi Petrit Cërriku, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit e ka dënuar atë me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë.

Pas arrestimit, dosja ndaj tij i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat