Festimi i Vitit të Ri, shtatë të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Festimi i Vitit të Ri, shtatë të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Më: 1 janar 2018 Në ora: 06:20
Prishtina festive

Shtatë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë deri në orën 1 pas mesnate, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Këtë e bëri të ditur mjeku kujdestar në Emergjencë, Naser Syla, i cili tha se deri në orën 1 pas mesnate trajtim mjekësor kanë kërkuar 7 persona të lënduar nga mjetet piroteknike, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas goditjes që ka marrë nga një plumb qorr.

Syla: Gjashtë persona të lënduar nga mjetet piroteknike, një nga plumbi

“Prej orës 20:00 të mbrëmjes deri tani kanë qenë diku gjashtë raste me lëndime nga mjetet piroteknike, dy prej tyre kanë qenë raste shumë të rënda, kemi pjesë të dorës që janë amputuar, kurse katër raste tjera kanë qenë më të lehta, janë trajtuar dhe janë lëshuar në shtëpi. Dhe kemi një rast të rëndë me plumb në qafë, i cili është duke u përgatitur, duke iu bërë ekzaminimet e nevojshme dhe kërkon ndërhyrje kirurgjike”, tha Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat