Tentim vrasje në Prishtinë, viktima përfundon në QKUK ndërsa i dyshuari në arrati

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë, viktima përfundon në QKUK ndërsa i dyshuari në arrati

Më: 1 janar 2018 Në ora: 14:32
Ilustrim

Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës  për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga një person.

Tentim vrasja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë të shtunën në ora 23 e 10 minuta..

Policia e Kosovës sot njofton se i dyshuari i këtij rasti ende ndodhet në arrati  ndërsa viktima gjendet nën përkujdesje të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat