Maltretonte vazhdimisht gruan, në pranga 48-vjeçari

Kronikë e zezë

Maltretonte vazhdimisht gruan, në pranga 48-vjeçari

Më: 2 janar 2018 Në ora: 11:01
Ilustrim

Një 48-vjeçar nga Vlora përfundoi në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë në familje.

Bëhet fjalë për shtetasin Kastriot Qezi, i cili ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M.Q., 47 vjeçe.

Blutë kanë shpallur në kërkim një tjetër person. L.E., 35 vjeç, banues në Vlorë dyshohet se për motive të dobëta në lagjen “Pavarësia”, ka djegur lokalin i cili posedohet nga shtetasi D.Q., duke i shkaktuar dëme materiale.

Policia po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat