Arrestohen katër persona pasi poseduan armë ilegale

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona pasi poseduan armë ilegale

Nga: Bota sot Më: 4 janar 2018 Në ora: 10:53
Ilustrim

Katër meshkuj janë arrestuar dje në fshatin Lloqan në Deçan për posedim të paautorizuar të armës.

“Fsh. Lloqan, Deçan 03.01.2018-06:00.  Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar kanë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë të gjuetisë të llojeve të ndryshme dhe 72 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, shkruan raporti policor 24 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat