Arrestohen dy persona për sulm fizik

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për sulm fizik

Më: 5 janar 2018 Në ora: 09:17
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Banë të Malishevë janë arrestuar dy persona pasi kanë sulmuar fizikisht një person.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat