32 vjeçarja që vuante nga depresioni ia merr vetës jetën me helm

Kronikë e zezë

32 vjeçarja që vuante nga depresioni ia merr vetës jetën me helm

Më: 5 janar 2018 Në ora: 19:14
ilustrim

Një grua ka humbur jetën në Berat, pasi është helmuar me fotoksinë.

Policia njofton se: Rreth orës 15:10 Salla Operative është njoftuar nga Spitali Rajonal Berat se në urgjencë ka mbërritur një shtetase në gjendje të rëndë.

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:

Shtetësja E.Ç, 32 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, dyshohet se ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar fotoksinë.

Shtetasja E.Ç, ka humbur jetën si pasojë e konsumit të fotoksinës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonje faktor tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dyshohet se 32-vjeçarja vuante nga depresioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat