“Shikojini mirë këto fytyra…”, policia italiane u “bën gjëmën” skifterëve shqiptarë

Kronikë e zezë

“Shikojini mirë këto fytyra…”, policia italiane u “bën gjëmën” skifterëve shqiptarë

Më: 5 janar 2018 Në ora: 21:35
8 shqiptarët që janë të arrestuar

Skifterët shqiptarë duket se kanë “ngritur në këmbë”  autoritetet e Padovas, duke bërë që policia italiane të lëshojë një paralajmërim të prerë për të gjithë banorët.

“Shikojini mirë këto fytyra dhe mbani mend këta hajdutë”. Me këtë thirrje komandanti i karabinierëve të qytetit, Oreste Liporace, u ka bërë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm.

Sipas policë italiane, edhe pse 8 shqiptarët janë të arrestuar dhe ndodhen në qeli mund të dalin prapë në qarkullim.

Koloneli italian shprehet se ata fiksonin objektin e grabitjes gjatë ditës dhe më pas detajonin planin për tu hedhur në aksion natën vonë

Skifterët shqiptarë janë arrestuar muajt e fundit dhe do të përballen me akuzat për vjedhjeve, por kur të dalin nga qelia mund t’i rikthehen “zakonit të vjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat