Arrestohen pesë persona për rrahje

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë persona për rrahje

Më: 6 janar 2018 Në ora: 09:48
Ilustrim

Polica e Kosovës në fshatin Korishë në Prizren ka arrestuar pesë persona për sulm fizik ndaj një personi, si dhe njëri nga të dyshuarit sulmuar edhe dy zyrtarë policorë.

 “Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar  fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar, po ashtu kanë dëmtuar xhamat e një veture Audi me targa vendore. Njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht dhe ka ofenduar dy zyrtar policor. Lëndime trupore kanë pësuar viktima dhe një zyrtar policor të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në  njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen ne mbajtje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat