Babai rrahet nga i biri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Babai rrahet nga i biri në Prishtinë

Më: 7 janar 2018 Në ora: 13:12
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka intervistuar të dyshuarin për sulm fizik ndaj babait të tij.

Në njoftim thuhet se një qytetar ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 16 :50.

Sipas ankuesit, i dyshuari është konsumues i substancave narkotike.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare /lëndim trupor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat