Aksident me Fatalitet në Magjistralen Prishtinë-Gjilan

Kronikë e zezë

Aksident me Fatalitet në Magjistralen Prishtinë-Gjilan

Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:15
Aksident

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, afër rrugës për te fshati Mramor.

Sipas Policisë, në këtë aksident ka humbur jetën një qytetar.

“Në këtë aksident një qytetar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar”, ka thënë komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori Milaim Fejzullahu.

Sipas komandantit të Policisë, duket se kemi të bëjmë me vetaksident të një kamionete.

Një qytetar ka dërguar  një foto nga vendi i ngjarjes.

Qytetari ka treguar se ka parë njerëz të gjakosur të shtrirë buzë rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat