Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Më: 8 janar 2018 Në ora: 20:18
Ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një vetaksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë, tha se rasti ka ndodhur rreth orës 17.30.

“Në aksident është përfshirë një kamionetë ku gjendeshin tre persona. Njëri prej tyre ka humbur jetën në vend ngjarje. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat