Një person është gjetur i varur dje në fshatin Metehi të Podujevës.
Sipas raportit policor 24 orësh, viktima mashkull është gjetur i varur në shtëpinë e tij.
Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar.