Një vetë aksident me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Suharekës, ku një katërmbëdhjetë vjeç ka humbur jetën. Ai përderisa po e drejtonte një traktor e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur.
Sipas Policisë, rreth orës 14:50 minuta, një katërmbëdhjetë vjeç përderisa po e drejtonte një traktor të llojit Internacional 633 nga drejtimi i Malishevës për Duhël, tek kyçja e Lagjes së Bajraktarëve e ka humbur kontrollin ndaj mjetit duke e goditur një shtyllë e më pas është përmbysur.
“Lëndime trupore ka pësuar prindi i fëmijës i cili ka qenë në cilësi të pasagjerit. Ndërkaq, sipas mjekëve të Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, thuhet se viktima nga kalimtar rasti kishte arritur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues të trafikut rajonal me eprorë përgjegjës dhe prokurori i shtetit. Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë.