Përndiqte ish-burrin me telefonata e sms, nisin hetimet për 28-vjeçaren nga Peza

Kronikë e zezë

Përndiqte ish-burrin me telefonata e sms, nisin hetimet për 28-vjeçaren nga Peza

Më: 13 janar 2018 Në ora: 23:57
Ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj një 28-vjeçareje pasi akuzohet për veprën penale “ndërhyrje të padrejta jetën private”.

Burimet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në Tiranë bëjnë me dije se hetimit nisi pas kallëzimit që ka bërë një 29-vjeçari cili thotë se shqetësohet prej kohësh me mesazhe në telefona dhe i janë vënë njerëz nga pas që nuk e lënë të qetë.

Rezulton se çifti kanë qenë të martuar, por janë divorcuar prej disa kohësh. Por gruaja tani nuk e linte rehat ish burrin dhe e përndiqte këmba-këmbës.

“Më datë 12.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.R., vjeç 28, banuese në fshatin Pezë e Vogël, pasi dyshohet se në mënyrë sistematike, ka shqetësuar me mesazhe e telefonata dhe përndjekur me persona të ndryshëm, ish bashkëshortin E.D., vjeç 29, banues në Pezë e Vogël”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat