Konflikt me armë në Tiranë, 1 vrarë dhe 1 i plagosur

Kronikë e zezë

Konflikt me armë në Tiranë, 1 vrarë dhe 1 i plagosur

Më: 14 janar 2018 Në ora: 19:14
ilustrim

Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën  ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç,  i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar  me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat