Shokuese, shqiptari përdhunon të bijën 7-vjeçe

Kronikë e zezë

Shokuese, shqiptari përdhunon të bijën 7-vjeçe

Më: 15 janar 2018 Në ora: 15:26
Ilustrim

Një shtetas shqiptar në Greqi po mbahet në paraburgim, i akuzuar se ka keqtrajtuar seksualisht të bijën e vet 7 vjeçare.

Ngjarja shokuese ka dalë në dritë pasi e ëma e çoi për vizitë në pediatri vajzën, e cila kishte hemoragji të vazhdueshme nga organet gjenitale. Vajza u dërgua urgjentisht në spitalin e fëmijve në Athinë, ku mjekët konstatuan se ajo ishte përdhunuar.

Vajza e vogël u desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale.

Sipas mediave, drejtori i klinikës së kirurgjisë, arriti të mësonte se përdhunuesi i 7 vjeçares ishte vetë babai i saj. Mjeku bëri denoncimin përkatës në polici dhe 36 vjeçari që jetonte bashkë me familjen në ishullin e Salaminës, u arrestua.

Ai po mbahet në paraburgim në burgun e Tripolit, derisa të gjykohet çështja e tij.

Raportohet se gjendja shëndetësore e vajzës së vogël është më e mirë, ndërkohë që ajo dhe e ëma po trajtohen intensivisht nga psikologët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat