Kërcënim me armë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Kërcënim me armë, arrestohet një person

Më: 16 janar 2018 Në ora: 09:57
Ilustrim

Policia raporton se dje në fshatin Keqekollë të Prishtinës ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, i dyshuari nën kërcënimin e armës ka tentuar ta ndalojë.

Ankuesi nga frika nuk është ndalur dhe gjatë ikjes ka goditur të dyshuarin, i cili aksidentalisht kishte shtënë një herë me armë.

 I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Pas tretmanit mjekësor, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat