I dehur sulmon fqinjët

Kronikë e zezë

I dehur sulmon fqinjët

Më: 17 janar 2018 Në ora: 10:21
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një të dyshuar në Prishtinë pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht fqinjët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” ku dy meshkuj, njëri i mitur dhe një femër kanë  pranuar tretman mjekësor.

 Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat