Digjet shtëpia, shpëtojnë banorët

Kronikë e zezë

Digjet shtëpia, shpëtojnë banorët

Më: 20 janar 2018 Në ora: 16:26
Pamje nga Shkodra

Një familje në Shkodër mbeti e pastrehë sot pas zjarrit që shpërtheu në shtëpinë e tyre.

Flakët shkatërruan gjithçka që ata kishin në shtëpinë që ndodhet në katin e dytë të një pallati në lagjen “Perash” të Shkodrës.

Fatmirësisht banorët kanë mundur të shpëtojnë nga zjarri, por ata kanë mbetur me rrobat e trupit.

Ka qënë ndërhyrja e zjarrfikësve që ka bërë të mundur izolimin e flakëve që rrezikonin e banesat e tjera. Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit por dyshohet që një shkëndijë elektrike ka provokuar përhapjen e flakëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat