Shpërthim me tritol në Vlorë, kush ishte shënjestra

Kronikë e zezë

Shpërthim me tritol në Vlorë, kush ishte shënjestra

Më: 24 janar 2018 Në ora: 07:42
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Ngjarja u shënua rreth 02:10, në lagjen “10 Korriku”.

Lënda eksplozive ishte vendosur në automjetin “Audi”, në pronësi të shtetasit me inicialet S.B, 64 vjeç.

Informacion paraprak

Më datë 24.01.2018, rreth 02:10, në lagjen “10 Korriku”, i është vendosur lëndë eksplozive automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit S.B., 64 vjeç.

Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës dhe ka dëmtime në pjesën e përparme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat