Hetuesit “blenë” armë ilegale

Kronikë e zezë

Hetuesit “blenë” armë ilegale

Më: 24 janar 2018 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Hetuesit e Stacionit Policor “Veriu” kanë ndjekur një informatë nga rrjetet sociale ku një i dyshuar kishte vënë në shitje armë ilegale.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe janë siguruar lejet për blerje të simuluar.

 Më pas është vënë kontakti me personin e dyshuar i cili është kapur në flagrancë duke tentuar t’u shesë armë hetuesve.

Policia njofton se janë sekuestruar dy pistoleta: njëra e “Valter” e prodhuesit gjerman dhe tjetra EKOL Special 199. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat