Dy të arrestuar për kanosje në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për kanosje në Mitrovicë

Më: 24 janar 2018 Në ora: 16:40
Ilustrim

Policia në Mitrovicë arrestoi sot dy persona të dyshuar për veprën penale kanosje ndaj personit zyrtar.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë” në  Mitrovicë, në kohën kur zyrtari policor ishte duke komunikuar me të dyshuarit  për një kundërvajtje  në trafik, me ç’rast dy të dyshuarit në shenjë pakënaqësie kanë kanosur zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Dy të dyshuarit S.K., 39-vjeçar dhe G. K., 20-vjeçar, pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të rastit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar vepër penale kanosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat