Sulmon personin zyrtar, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon personin zyrtar, arrestohet

Më: 26 janar 2018 Në ora: 09:59
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Kamenicë pasi që ka sulmuar një Policë.

“Ankuesi, punëtor i një pompe të derivateve, ka informuar se i dyshuari K/Serb,  e ka thyer aparatin e pompës së derivateve i cili ka qenë jobashkëpunues edhe me Policinë i cili  dyshohet se ishte nën ndikim të substancave narkotike dhe gjatë arrestimit  të tij, i njëjti godet  policin me këmbë në fytyrë duke i shkaktuar lëndime trupore. Personi zyrtar merr tretman mjekësor në Q.K.M.F në Kamenicë, kurse i dyshuari pas tretmanit mjekësor dërgohet në Gjilan në repartin e neuropsikiatrisë “, thuhet në raportin e Policisë.

Ndryshe, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat