Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës, 54 vjeçari niset me helikopter në Tiranë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës, 54 vjeçari niset me helikopter në Tiranë

Më: 26 janar 2018 Në ora: 11:42
Ilustrim

Një aksident i rëndë ndodhi sot në minierën e Bulqizës.

Një minator 54 vjeçar është dëmtuar rëndë gjatë punës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur 54-vjeçari Naim Gjoka.

Ai rrëshqiti 20 metra poshtë në thellësi të minierës.

Bëhet me dije se ai do të dërgohet me helikopter drejt Tiranës për shkak se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat