Shok tjetër në Tetovë, arrestohet babai, dyshohet se e ka përdhunuar vajzën e tij 14 vjeçare!

Kronikë e zezë

Shok tjetër në Tetovë, arrestohet babai, dyshohet se e ka përdhunuar vajzën e tij 14 vjeçare!

Më: 26 janar 2018 Në ora: 17:01
Ilustrim

Një person nga Tetova dyshohet se e ka përdhunuar vajzën e tij 14 vjeçare. Është ky një lajm i ri që trondit qytetin e Tetovës.

Rastin në polici e ka denoncuar drejtori i një shkolle fillore në Tetovë, i cili e ka informuar policinë se dy nxënëse të klasës së tetë i kanë thënë që shoqja e tyre 14 vjeçare, është maltretuar psiko-fizikisht dhe seksualisht nga babai i saj.

Drejtori ka biseduar pastaj edhe me vajzën, e cila ia ka konfirmuar atë që i kanë thënë dy shoqet e saj.

Mirëpo MBP informon se gjinekologu e ka kontrolluar vajzën dhe ka konstatuar se nuk ka lëndime që vërehen, e pastaj ka marrë edhe bris për ekspertizë.

Babai i dyshuar është arrestuar në stacion policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat