Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gllogoc është arrestuar një person pasi që ka sulmuar fizikisht djalin e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur dhe sulmuar fizikisht djalin e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me 30 copë fishekë”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./BS