E kërcënojnë me armë, i marrin celularin dhe paratë

Kronikë e zezë

E kërcënojnë me armë, i marrin celularin dhe paratë

Nga: A.S Më: 28 janar 2018 Në ora: 10:29
Ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur për një ngjarje kriminale që ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.

Në raportin e zyrtarëve të rendit thuhet se disa persona të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një qytetari celularin dhe një shumë të parave.

“Fsh. Bukosh, Vushtrri 27.01.2018-20:40. Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se derisa ishte në rrugë, disa persona të panjohur nën kërcënim të armës i kanë grabitur celularin dhe një shumë të parave. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa njësit policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat