Aksidentoi rëndë një 69 vjeçar, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Aksidentoi rëndë një 69 vjeçar, arrestohet autori

Më: 29 janar 2018 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Eshtë arrestuar nga policia e Beratit, 54 vjeçari Shaban Shahu pasi një natë më parë ka aksidentuar 69 vjeçarin S.D, në një rrugë dytësore në Fier Shegan.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Më datë 28.01.2018, nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Shaban Shahu, 54 vjeç, banues në fshatin Goraj, Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në rrugën dytësore Kozare-Fier Shegan, në vendin e quajtur Salc, Kozare, duke drejtuar automjetin tip Benz me targa AA764AO, u përplas me motorçikletën tip Honda, me drejtues shtetasin S.D, 69 vjeç, banues në fshatin Salc, Kozare, i cili pasi mori ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat, u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat