Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi ka sulmuar një person tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një shërbimi Taksi ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raportin policor 24 orësh.