Vlorë, gjenden 150 kg drogë, në pranga poseduesi

Kronikë e zezë

Vlorë, gjenden 150 kg drogë, në pranga poseduesi

Më: 30 janar 2018 Në ora: 15:26
Vlorë

Në Vlorë janë gjetur 150 kilogramë drogë dhe se në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike. Bëhet fjalë për shtetasin Ervin Zykaj 42 vjeç. Ky i fundit ishte banues në Cerkovinë.

Zykaj u arrestua, kurse në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet F.Gj. Edhe ky i fundit ka dyshime se është përfshirë në trafik droge. Policia po punon në lidhje me rastin, si dhe për të zbuluar rrjetin, për atë sesi funksiononte ky trafik i lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat