Shqiptari dënohet për vrasjen e gruas për virgjërinë, qan në gjykatë, prindërit letër

Kronikë e zezë

Shqiptari dënohet për vrasjen e gruas për virgjërinë, qan në gjykatë, prindërit letër

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 20:37
Shqiptari dënohet për vrasjen e gruas për virgjërinë, qan në gjykatë, prindërit letër

Një 32 vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, është dënuar me 10 vite burg nga drejtësia britanike.

Arben Rexha akuzohet se vrau me thikë gruan e tij Elidona Demiraj, 25 vjeçe në atë kohë, në shtëpinë e tyre në veri të Londrës nën dyshimet se ajo nuk ishte e virgjër.

“Gruaja e sjellshme, e respektuar nga të gjithë”-siç shkruajnë gazetat vendase, kishte shkuar në Britani të Madhe nga Shqipëria tre muaj para vdekjes së saj të dhunshme.

Elidona u gjet e prerë në fyt më 31 janar të vitit 2016.

Në Gjykatë janë dëgjuar sot dëshmitë si dhe një letër e prindërve të vajzës.

Në një deklaratë të lexuar në gjykatë, prindërit e zonjës Demiraj thanë: ‘E dërguam atë si një nuse dhe ajo u kthye te ne e vdekur. Ne jemi të tronditur nga vdekja e vajzës sonë në duart e tij”. 

‘Mos kini asnjë dyshim se dhimbja jonë është e njëjtë me ditën kur morëm lajmin për vdekjen e saj. Ai e izoloi atë për tre muaj dhe nuk e lejoi të takonte njerëz.

‘Ajo ishte një vajzë model, me sjellje shembullore. Ajo u respektua nga të gjithë, në shkollë, si një studente, në punë dhe kudo “.

I riu Rexha sipas hetimeve, hulumtoi në internet për të mësuar se si kuptohej një grua nëse ishte e virgjër dhe filloi të vuante nga simptomat psikotike, duke i thënë asaj se nuk mund të përballonte.

Megjithatë, i riu kishte një histori sjelljeje abuzive ndaj grave, pasi më parë kishte goditur ish-të dashurën e tij, duke e akuzuar atë se kishte shkuar me të tjerë dhe madje i kishte futur dorën poshtë pantallonave të saj për të kontrolluar, siç shkruan britanikja “Daily Mail”.

Rexha u ankua se zonja Demiraj nuk po i jepte atij respekt të mjaftueshëm dhe filloi të mendonte se po e helmonte.

Ai qau në gjykatë gjatë seancës së dënimit sot, teksa avokatët argumentuan gjendjen e tij mendore në atë kohë.

Richard Christie QC, duke ndjekur akuzat, tha: “Sigurisht ai kishte një kolaps katastrofik, por kjo ndodhi pas ngjarjes dhe në atë kohë ai ishte njeri normal”.

Avokati mbrojtës, Anthony Berry QC tha se Rexha kishte vuajtur nga një episod skizofrenik gjatë sulmit./OraNews/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat