Berisha sipas një qytetari dixhital: Fatjoni u kall për s'gjalli

Kronikë e zezë

Berisha sipas një qytetari dixhital: Fatjoni u kall për s'gjalli

Nga: Sali Berisha Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 20:45
Fatjon Halil Hoxha

Taksa Shqipëria u “pushtua” sërish nga shira të rrëmbyeshëm, një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Tropojës, aty ku një 32 vjeçar me profesion elektricist humbi jetën.

Policia lokale bën me dije se rreth orës 17:45, në spitalin  e Tropojës është  dërguar një shtetas pa shenja jete.

Menjëherë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se, është sjellë i vdekur shtetasi F.H., 32 vjeç, banues në Luzhe, Tropojë, me profesion elektricist.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi F.H., duke rregulluar një defekt elektrik në fshatin Rragan, dyshohet ta ketë  zënë korrenti, ku për pasojë i ka sjellë vdekjen.

Por ndryshe nga policia lokale ish- kryeministri Sali Berisha ka një tjetër version për këtë ngjarje të rëndë.

Sipas një mesazhi të mbëritur në adrësë të tij thuhet se ai ka qenë duke punuar në shtyllë kur i kanë ngritur çelsin e dritave dhe e kanë djegur së gjalli.

Regimi i Berishës

Te dashur miq, sot ra ne krye te detyres ne Tropoje elektriçisti Fatjon Halil Hoxha, baba i dy femijeve.

Me kete rast shpreh nderimin tim te thelle per vepren e Fatjonit dhe solidaritetin e ngushellimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, per ndarjen e parakohshme nga jeta te njeriut te tyre me te dashur.

Por ketu me poshte eshte mesazhi i nje qytetari dixhital, qe akuzon OSHEE per aksidentin tragjik qe i mori jeten Fatjonit, pra ne rast se kjo eshte e vertet kemi te bejme me nje vrasje shteterore (natyrisht pa dashje), per te cilen shteti duhet te pergjigjet. Lexoni mesazhin e tij. sb

“Z.Berisha

Fatjon Halil Hoxha, baba i dy fmijeve. Ky ka vdek sonte, ka qene duke punuar në shtyllën elektrike kur ja kan ndez dritat e kan kall për sgjalli. Kush përgjigjet për jetën e tij? Kush ja rrit fmin?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat